E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, këtë javë Qeveria bën betimin

Gazeta shtetërore e Egjiptit bëri të ditur se Qeveria e re egjiptiane do të betohet të enjtën. Qeveria, thuhet se do të përfshijë pesë Ministra të kabinetit aktual.

Ministri i Jashtëm, ai i Financave, i Sigurimeve, i Hulumtimeve shkencore dhe ai e Antikiteteve, sipas gazetës, do të mbajnë postet e tyre.

Kabineti i ri qeveritar, i udhëhequr nga Hisham Kandil, thuhet se përbëhet edhe nga 16 Ministra të rinj-përfshirë një ministër të brendshëm.

Al Ahram nuk dha detaje se kush do të jetë në krye të Ministrive kyçe si ajo e Mbrojtjes, Informacionit, Bashkëpunimit ndërkombëtar dhe Kulturës.

Megjithatë, pritet që kreu i Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura, Husein Tantavi, të mbetet në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›