Presidenti rus Putin vizitë në Londër

Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Britani pas shtatë vjetësh.
Gjatë vizitës së tij në Britani, Putin do të takohet edhe me kryeministrin David Cameron ku në fokus të takimit do të jetë konflikti në Siri.
Në lidhje me këtë çështje, zëdhënësi i Putinit tha se presidenti rus do të mbrojë atë që ai e quajti “një argumentim të mirë të Moskës, me pozita të qëndrueshme dhe absolutisht të qarta”.
Gjithashtu presidenti Putin do të ndjekë nga afër edhe Lojrat Olimpike dhe konkretisht xhudon, sport për të cilin edhe vetë ka marrë një rrip i zi.
Putin është një ish-kampion i xhudos në Shën Petersburg dhe ka publikuar më parë një video për të promovuar këtë sport.