E Diel, 1 Nëntor 2026

Kokë derri në hyrje, vandalizohet xhamia në Francë

Vandalët kanë dëmtuar një xhami në jug-perëndim të Francës, duke vendosur para hyrjes dy koka derrash, kanë bërë të ditur autoritetet.

Një deklaratë e zyrës së kryetares së komunës, Brrizhitë Barrezh, në Motobau, një qyteti afër Tuluzit, bëri të ditur se kokat janë gjetur tek shtyllat në hyrje të xhamisë Salam.

Kryetarja e komunës e dënoi “këtë akt të neveritshëm dhe blasfemues ndaj komunitetit mysliman”.

Derrat konsiderohen të papastër nga myslimanët, të cilëve u ndalohet ngrënia e tyre.

Incidenti ndodhi në kohën kur myslimanët në të gjithë botën po agjërojnë në kuadër të muajit Ramazan.

Në Francë jetojnë diku pesë milionë myslimanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›