Texas, alarm për bombë në aeroport

Një alarm për bombë në aeroportin ndërkombëtar të San Antonios në Texas, ka bërë që të pezullohen të gjitha fluturimet për disa orë si dhe të evakuohen të gjithë udhëtarët.
Pas kontrollit në aeroport nuk u gjet asnjë pako e dyshimtë dhe pasagjerët u lejuan përsëri të hyjnë në ndërtesë.
Aeroporti mori një kërcënim me telefon në 14:00 me orën lokale se në ndërtesë ndodhej një bombë që mund të shpërthente nga moment në moment.
Kanali lokal i lajmeve KENS 5 raportoi se një fluturim u devijua, tre u anuluan, dhe 28 u detyruan të hasnin në vonesa.
Sipas mediave amerikane pas rihapjes së aeroportit në zonën përreth kishte trafik të rënduar rrugor.