Egjipt, kryeministri turk mbështet protestuesit

Më në fund Turqia thyen heshtjen lidhur me krizën në Egjipt, pasi disa nga gazetat kryesore e kritikuan qeverinë për mos prononcimi lidhur me këtë çështje.
Duke iu adresuar anëtarëve të partisë së tij në parlament, AKP,kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoan është vënë plotësisht në mbështetje të protestuesve në Egjipt.
Ai i bëri apel Hosni Mubarakut: “Duhet të dëgjoni dëshirat e popullit në mënyrë që të krijoni siguri dhe stabilitet. Së pari duhet të ndërmerrni hapa që janë në të mirë të Egjiptit. Duhet të ndërmerrni hapa që kënaqin njerëzit”.
Erdoan theksoi se do të shtynte për një kohë të pacaktuar vizitën e tij në Egjipt, të planifikuar për javën e ardhshme.
/Start/F. Prroni/
2011-02-01 16:53