E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mubarak: Largohem pas zgjedhjeve të shtatorit

Gjatë fjalimit drejtuar popullit të Egjiptit, nëpërmjet televizionit shtetëror, Mubarak premtoi reforma konstitucionale, por theksoi se dëshironte të qëndronte në krye të shtetit deri në përfundim të mandatit aktual.

Deklarata e Presidentit erdhi pasi qindra mijëra persona të mbledhur në zemër të Kajros i kërkuan të japë dorëheqjen.

Protesta e sotme ishte më e madhja, që prej fillimit të valës së protestave javën e kaluar. Korrespondenti i BBC-së në mesin e protestuesve në Sheshin Tahrir, theksoi se turma shpërtheu në ngazëllim pasi dëgjoi fjalimin e presidentit.

Egjiptianët janë të durueshëm, theksoi ai, dhe mbund të jenë të përgatitur tëp resin edhe pak muaj për largimin e tij.

Mubark theksoi se kohën e mbetur në krye të shtetit do t’ia kushtojë kalimit të pushtetit tek pasardhësi në mënyrë paqësore.

Mubarak theksoi se kishte kërkuar takim me të gjitha partitë, por disa forca politike kishin refuzuar dialogun. Një nga liderët opozitarë, Muhamed El Baradei, fitues i cmimit Nobel për Paqe, theksoi sot se nuk ka dialog para largimit të Mubarakut nga pushteti.

Protestuesit i kanë dhënë afat deri të premten Mubarakut për të lënë zyrën, kur edhe do të marshojnë para presidencës.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-02-01 23:08
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›