E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, largohen nga puna të dyshuarit për vrasje

Qeveria e përkohshme egjiptiane pritet të shkarkojë nga puna të gjithë oficerët që kanë marrë pjesë në vrasjen e demonstruesve, në fillim të vitit.
 

Shefi i qeverisë, Essam Scharaf bëri të ditur nëpërmjet mediave shtetërore se ka udhëzuar ministrin e Brendshëm Mansur al-Essaëi, që të largojë nga puna të gjithë ata për të cilët ekzistojnë dyshime.
 

Scharaf reagoi në këtë mënyrë ndaj protestave të dhjetëra mijëra vetëve, që protestuan ditën e premte në lagjet e brendshme të Kajros, kundër ndëshkimit së fajtorëve.
 

Ndërkohë gjatë demonstratave në fillim të vitit të organizuara kundër ish-presidentit Husni Mubarak, u vranë 800 demostrues, ndërsa Mubarak pritet të dalë para gjyqit më 3 gusht.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›