E Shtunë, 31 Tetor 2026

Davotoglu: Mbështetja e Turqisë, goditje për Gaddafin

Duke ndryshuar qëndrimin e saj, Turqia po ndihmon me sa mundet opozitën libiane, duke premtuar 200 milionë dollarë dhe duke i bëri thirrje udhëheqësit libian Muammar Gaddafi të largohet nga pushteti.
 

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davotoglu, tha se vendi i tij i ka dhënë një ndihmë Këshillit Kombëtar të Tranzicionit të opozitës libiane me bazë në Bengazi.
 

Sipas Zërit të Amerikës, gjatë një vizite në Bengazi, diplomati turk deklaroi opozitën libiane si përfaqësuesen e ligjshme të popullit libian dhe se Muammar Gaddafi duhet të largohet nga posti.
 

Më herët Turqia ka pasur lidhje të ngushta me kolonelin Gaddafin dhe ishte fillimisht një nga vendet që argumentoi se përsëri mund të luante rol në zgjidhjen e konfliktit libian.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›