Ftohen marrëdhëniet SHBA-Pakistan

SHBA kanë kthyer mbrapsht premtimet për qindra milionë dollarë ndihma ushtarake për Pakistanin, në mënyrë që të detyrojnë qeverinë e vendit që të bashkëpunojë më shumë në luftën kundër terrorizmit.
Sipas gazetës "New York Times" e cila i referohet një punonjësi të lartë të qeverisë amerikane ndihmat dhe armatimet prej rreth 800 milionë dollarë do të bllokohen ose nuk do të jepen fare.
Sipas prestigjozes Shtetet e Bashuakra të Amerikës kërkojnë me këtë hapë të detyrojë qeverinë e Islamabadit të luftojë, më me vendosmëri kundër ekstremistëve militantë.
Ndërkohë përplasjet mes dy vendeve nisën që pas vrasjes së terroristit Osama Bin Laden në Pakistan nga forcat amerkiane.