Paneta:Humbja strategjike e Al-Kaidës është e afërt

Sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta gjatë një vizitë në në Afganistan tha se humbja strategjike e Al-Kaidës është e afërt. Kjo është vizita e tij e parë jashtë vendit që nga ardhja në krye të Pentagonit më 1 korrik.
Në fjalën e tij, Paneta u tha gazetarëve se çelësi për të realizuar këtë pas vdekjes së udhëheqësit të Al-Kaidës, Osama bin Laden, është ndjekja e 10 deri 20 figurave kryesore terroriste që ndodhen në Pakistan, Jemen, Somali dhe Afrikën e Veriut.
Sekretari i mbrojtjes veçoi udhëheqësin e ri të Al-Kaidës, Ayman al-Zaëahri, duke thënë se Shtetet e Bashkuara besojnë se ai qëndron i fshehur në zonat gjysmë-autonome fisnore të Pakistanit në kufi me Afganistanin.
Kalimi i zotit Paneta nga shef i CIA-s në Sekretar i Mbrojtjes vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tendosura.