Egjipt, mbi 30 protestues të vrarë
Sërish përleshje të dhunshme ndërmjet policisë dhe protestuesve në sheshin Tahrir në Kajro. Mijëra protestues janë mbledhur në këtë shesh, përkundër ofertës nga ushtria e Egjiptit, që të shpejtojë kalimin në qeverisjen civile.
30 persona janë vrarë prej ditës së shtunë, gjatë dhunës së ushtruar nga policia kundër protestuesve.
Komisionerja e lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillaj, ka kërkuar hetime të pavarura për vrasjen e demonstruesve nga ushtria e Egjiptit dhe forcave të policisë.