E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë protestë kundër dhunës ndaj tyre

Dhuna në familje ka shënuar shifra dhe raste të frikshme këtë vit. 17 femra janë masakruar nga burrat e tyre, brenda 10 muajve të këtij viti. Vetëm më 20 nëntor, dy gra u vranë në mënyrë barbare nga burrat e tyre për shkaqe xhelozie.

Rrjeti i organizatave të shoqërisë civile, në një protestë paqësore të zhvilluar përpara kryeministrisë kanë kërkuar që shteti të ndalet përpara këtyre viktimave dhe të marrë masa më të ashpra ndaj autorëve të krimit. “Dy vrasjet e tmerrshme që kanë ndodhur ne fundjave, si dhe shkaku shumë i madh është numri i rritur i grave të vrara nga dhuna shtëpiake nga dhuna në familje.

Ndonëse ligjet mund të jenë, zbatimi i tyre është ende shumë larg”, tha Fabiola Egro, drejtore e shoqatës “Në dobi të gruas”. Ndërsa konstitucionalistja Aurela Anastasi tha se Kodi i Procedurës Penale duhet të ndryshojë, në mënyre që ndjekja penale e dhunuesve brenda familjes të ndiqet nga shteti, përmes prokurorisë.

E. Bardhi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›