Egjipt, mbyllet pika doganore me Izraelin
Pas vrasjes së tre rojeve kufitare egjiptiane, përveç protestës formale dhe kërkesës së një hetimi urgjent, Egjipti ka vendosur edhe mbylljen e doganës tregtare të El Oga, lidhja e vetme mes Egjiptit dhe Izraelit. Në vendin e episodit, në të cilin janë vrarë tre roje egjiptiane, ka shkuar kreu i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë egjiptiane Sami Anan.
Lajmi është bërë publik nga burime ushtarake.