E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, numri i të vrarëve në xhami arrin në 48

Zyrtarët pakistanezë thonë se sot nga shpërthimi i bombës në një xhami, gjatë faljes së Xhumasë, janë vrarë 48 vetë dhe plagosur shumë të tjerë.

Zyrtarët thonë se ka dëshmi se ky ishte sulm vetëvrasës. Shpërthimi ndodhi në një xhami në vendin Kiber, ku ishin tubuar disa qindra besimtarë.

Zyrtari lokal, Mutahar Zeb, tha se së paku 48 vetë janë vrarë dhe afro 85 të tjerë janë plagosur.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›