E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, mijëra protestues në Sheshin Tahrir

Mijëra demonstrues janë tubuar sot në sheshin Tahrir të Kajros, për të protestuar për ndikimin e vazhdueshëm politik të ushtrisë dhe të figurave të regjimit të kaluar.

“Vëllazëria Myslimane”, e cila dominon të dyja dhomat e Parlamentit të vendit, ka mbështetur protestat, pasi kandidati i saj, që do të garonte për zgjedhjet presidenciale të majit, është skualifikuar nga Komiteti Zgjedhor i Mbikëqyrjes.

Demonstruesit po ashtu kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, pasi gjykata ka pezulluar komisionin e ngarkuar për shkrimin e kushtetutës së re.

Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura ka thënë se kushtetuta duhet të miratohet para zgjedhjeve.

Ushtria ka marrë drejtimin e Qeverisë së Egjiptit që nga përmbysja e presidentit Hosni Mubarak në shkurt të vitit të kaluar, por ka premtuar se do t`i dorëzojë pushtetin qeverisë civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›