E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Kaida përgjegjëse për sulmet në Irak

Dega e Al Kaidës në Irak ka marrë përgjegjësinë për valën e sulmeve me bomba, që ka tronditur këtë vend të enjten. Mbi 30 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 100 të tjerë janë regjistruar të plagosur.

Në deklaratën e postuar në ueb-faqen e tij, Shteti Islamik i Irakut ka thënë se ka shpërthyer 14 bomba në dhjetë qytete irakiane “për të shënuar fillimin e një serie të gjatë të sulmeve”.

Sulmet e së enjtes ishin më vdekjeprurëset në Irak që nga 20 marsi, kur një seri të shtënash dhe bombardimesh, po ashtu të kryera nga Shteti Islamik i Irakut, u ka marrë jetën 50 personave, ndërsa ka plagosur 255 të tjerë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›