E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet avioni në Pakistan, 131 pasagjerë në bord

Një aeroplan me 131 njerëz në bord raportohet të jetë rrëzuar në Pakistan në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të Islambadit.

Koha e keqe citohet si një nga shkaqet e rrëzimit. Zyrtarët thanë se aeroplani i Bhoja Airline po fluturonte nga qyteti jugor i Karaçit për në kryeqytet kur është rrëzuar derisa po përpiqej të ateronte.

Autoritetet thanë se aeroplani është kapluar nga zjarri dhe ekipet e shpëtimit tashmë gjenden ne vendin e ngjarjes.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për të mbijetuar apo për viktima.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›