Thaçi:Angazhim për t`i dhënë fund pavarësisë së mbikqyrjes
Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë ka vijuar sërish me akuza dhe kundërakuza mes pozitës dhe opozitës. Duke folur në Kuvendin e Kosovës, Thaçi theksoi se po tentohet që të rikthehen tema që nuk i kontribuojnë axhendës së konsolidimit të shtetit ndërsa shtoi se qeveria është e angazhuar për t`i dhënë pavarësisë së mbikqyrjes të vendit.
Ai kërkoi nga ligjvënësit që t`i tejkalojnë interesat partiake, ndërsa shtoi se është i gatshëm që në seancë të veçantë të flas për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Unë mendoj që të vazhdojmë me agjendën që e kemi të planifikuar dhe pastaj në një rrethanë më të përshtatshme të zhvillojmë një debat të veçantë për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, ku edhe unë do të jem edhe Qeveria edhe ju dhe diskutojmë nëse doni nga 1912 e deri më sot”, tha Thaçi.
Deklaratat e kryeministrit erdhën pas deklaratave të shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymerit, i cili tha se Qeveria nuk po bën asgjë për të shpallur pavarësinë ekonomike nga Serbia dhe deklaratave të deputetit të LDK-së, Arben Gashi, i cili ngriti sërish çështjen e takimeve të përfaqësuesve politikë me ministra dhe zyrtarë të Serbisë.