E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, në qershor verdikti final për Mubarak

2 qershori do të jetë data kur do të jepet verdikti final në gjyqin kundër presidentit të rrëzuar të Egjiptit, Hosni Mubarak. Gjykatësi e ka bërë të ditur këtë në seancën e fundit të procesit gjyqësor shtatë-mujor.

Mubarak, i cili ka udhëhequr Egjiptin për 30 vjet, akuzohet për përfshirjen në vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes, që e detyruan atë të largohet nga pushteti në shkurt të vitit të kaluar.

Më shumë se 800 persona u vranë gjatë kryengritjes, shumë prej tyre protestues të qëlluar nga forcat e sigurisë. Ndërkohë Prokuroria ka kërkuar dënim me vdekje për Mubarakun. Ministri i tij i brendshëm dhe gjashtë zyrtarë tjerë të lartë janë gjykuar në të njëtin proces. Mubarak, djemtë e tij Gamal dhe Ala, si dhe një i afërt i tyre po gjykohen në një rast tjetër gjyqësor, nën akuzat për korrupsion.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›