E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Do mbrojmë tezën “Edhe BE edhe Kosova”

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka deklaruar se zgjidhja për çështjen e Kosovës është më larg se ç`ka qenë.

“Situata është më e keqe sesa mbrëmë, për shkak të mënyrës se si Prishtina i propozon zgjidhjet”, ka thënë thënë Tadiç për gazetarët në Beograd, duke shtuar se propozimi kosovar është jashtë çdo realiteti.

Ai ka thënë se është vështirë të arrihet deri te statusi i kandidadit për Serbinë, por nuk përjashtoi përpjekjet deri në momentin e fundit.

“Nuk varet vetëm nga ne, por nga secili shtet anëtar i BE-së”, ka thënë Tadiç, duke shtuar se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga qëllimet strategjike të përfshira në formulën “Edhe BE edhe Kosova.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›