E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e gazetares Kolvin, Hoxhaj: Dënojmë aktin

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetares Marie Kolvin në Siri si dhe të kolegut të saj.

“Zonja Kolvin me mjeshtëri dhe saktësi ka mbuluar ngjarjet në Kosovë dhe vende të tjera. Ajo do të mbahet mend edhe për trimërinë dhe dhembshurinë e saj për viktimat e luftës. Zonja Kolvin asnjëherë nuk hezitoi të raportojë për mizoritë e bëra kundër civilëve gjatë luftës së Kosovës”, thuhet në deklaratën e ministrit.

“Raportet e saj ndriçuan të vërtetën dhe vuajtjet e civilëve të pafajshëm. Puna e saj ka qenë një kontribut i jashtëzakonshëm në shtegun pozitiv të njerëzimit dhe shërben si pishtar për punën e gazetarëve të tjerë.

"Ne, fuqishëm dënojmë këtë akt kundër vlerave të gazetarisë, duke shpresuar që populli sirian do të fitojë lirinë e tij shumë shpejt”, ka thënë ministri Hoxhaj.

“Sot, populli dhe institucionet e Kosovës, së bashku me familjarët dhe kolegët e saj, janë në pikëllim të thellë për humbjen e një gazetareje madhështore të të drejtave të njeriut”, përfundon deklarata.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›