Serbia planifikon qendër strehimi për homoseksualët

Serbia po planifikon hapjen e një qendre strehimi për homoseksualët. Lajmi është raportuar nga mediat lokale të cilat bëjnë të ditur se Dushica Davidoviç, zyrtare e komunës së Nishit, ka thënë se ky rajon ka nevojë për një vendstrehim të sigurt, ku homoseksualët do të kërkonin mbrojtje nga ngacmimet.
Vitin e kaluar, një 19 vjeçar, është dëbuar nga shtëpia e tij, pranoi pranoi publikisht se është homoseksual dhe momentalisht Stefan Radoviç deklaron se nuk ka ku të jetojë.
Komuniteti i homoseksualëve në Serbi përballet me kërcënime dhe sulme. Ky shtet ëshët zotuar se do të mbrojë të drejtat e tyre, ndërsa po synon integrimin në BE.