E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Jam optimist për statusin e Serbisë

Komisioneri evropian për zgjerim, Shtefan Fyle ka vlerësuar se është arritur dakordësi e madhe në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se nuk është reale që të pritet që Serbia të përmbushë të gjitha kushtet e duhura për të marrë statusin e kandidatit për në BE.

“Këshilli i Ministrave në muajin dhjetor të vitit të kaluar ka vendosur kushte të qarta e të arritshme që Serbia ta marrë statusin e kandidatit në fund të shkurtit. Natyrisht, duhet një përpjekje serioze për të përmbushur këto kërkesa”, ka thënë Fyle për revistën, Novi Magazin.
Ai ka shprehur besimin se Serbia do ta arrijë këtë. Megjithatë ai ka theksuar se Këshilli i Ministrave do të shikojë nëse Serbia po tregon përkushtim në obligimet e dala nga marrëveshjet e arritura me Prishtinën, përfshirë edhe atë për menaxhimin e integruar të kufirit.

Ai tha gjithashtu se duhet konfirmim edhe për arritjen e marëveshjes për bashkëpunimin rajonal, si dhe nëse Serbia ka punuar në mënyrë aktive që t`i mundësojë KFOR-it dhe EULEX-it zbatimin e mandatit të tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›