Një delegacion i LSI-së në kongresin e SPD-së gjermane

Nën moton “Sfidat dhe Perspektivat e Demokracisë ne Gjermani dhe Evrope”, Kongresin e Partisë Social Demokrate të Gjermanisë (SPD), u fokusua ne ruajtjen dhe promovimin e vlerave qe social-demokracia ka krijuar nder vite, duke i meshuar në mënyrë të veçantë solidaritetit dhe kohezionit social në përballimin e sfidave, e sidomos te asaj qe ka te bej me krizën ekonomike me të cilën po përballohet Evropa sot.
Gjatë seancave të Kongresit të SPD-se, delegacioni i LSI –se pati takime të veçanta me përfaqësues te delegacioneve te Partive te ndryshme pjesëmarrëse në Kongres, me të cilët u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me forcimin e bashkëpunimit midis këtyre partive në të ardhmen.
Në bashkëbisedim me përfaqësues të Partive pjesëmarrësve në Kongres, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama i njohu ata me zhvillimet në Lëvizjen Socialiste për Integrim, me rritjen e rolit dhe të peshës së saj politike dhe elektorale si një force e spikatur e së majtës social-demokrate në Shqipëri, me kontribute të rëndësishme për stabilitetin politik dhe në përshpejtimit të ritmit te reformave për integrimin evropian të vendit. /Start/
2011-12-04 15:16