Berisha: Rama e rrëzoi me mua Nanon; Rama: Gënjeshtër!

Reagimi erdhi pas pyetjes së studentëve mbi librin e kreut aktual socialist, Rama.
“Nano ka qenë kundërshtari im më kryesor. Unë dhe ai jemi dy kampe, por mënyra sesi e përshkruan Nanon absolutisht është mënyrë më primitive, që është identike si ajo e Enver Hoxhës për Haxhi Lleshin apo Zoi Fundon, apo ndonjë tjetër. Unë e ndihmova të rrëzonte Nanon. Harron ai që sheshet e “Mjaft-it” i mbushte PD. Punoi më mua për rrëzimin e tij”, tha Berisha.
Kreu i qeverisë shtoi se librin nuk e kishte lexuar por kishte ndjekur mediat në vijimësi. “Kam një koncept timin për memorien, kjo nuk më ka penguar që ta lexoje. Libri është përgënjeshtruar, sepse autori ka harruar që janë me qindra dëshmitarë që i njohin ngjarjet”.
Rama: Berisha lexues i gjynahtë
Pas kësaj, kreu socialist, reagoi si gjithmonë në Twitter, duke i hedhur poshtë pretendimet e kreut demokrat. “Unë punoja me Saliun per te rrezuar Nanon? Aq sa ç’kam punuar me këtë rrenacak pacak për të shkruar ne libër së çfarë mendoj për Fatosin. Është keqardhje te kesh një lexues të gjynahtë si Saliu qe merret me librin gjithë ditën, po nuk thotë dot që e ka lexuar!”, shkruan Rama. /Start/
2011-12-04 12:23