E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, prokurorët kërkojnë varjen e Mubarakut

“Prokurorët kërkojnë dënim maksimal për Muabrakun dhe pjesën tjetër të të akuzuarve, pra varje në litar”, tha për “Al-Xhaziran” Mustafa Khater, një anëtar i skuadrës së prokurorëve.

Mubarak përballet me akuzat e urdhërimit të vrasjes së më shumë se 800 protestuesve gjatë demonstrative kundër tij në muajin shkurt 2011.

“Mubarku, si zyrtari më i lartë i vendit, nuk mund të pretendojë se nuk dinte çpo ndodhte”, tha kryeprokurori, Mustafa Suleiman. “Ai është përgjegjës për atë që ndodhi dhe duhet të marrë përgjegjësitë ligjore dhe politike për këtë”./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-05 15:31
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›