E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen tre automjete, tre drejtuesit të lënduar

Policia lokale sqaroi se një mjet tip Benz, me drejtues shtetasi, M.Hafa, 57-vjeç, është përplasur me një mjet tjetër tip Pezho, me drejtues shtetasin G.Popolani, 45-vjeç, banues ne Elbasan.

Më pas, në aksident është përfshirë edhe mjeti tip Benz, me drejtues shtetasin A. Bajraktari, 30-vjeç, banues ne Elbasan.

Si pasoje e përplasjes se mjeteve janë dëmtuar lehtë drejtuesit e mjeteve. Shërbimet e policisë si dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes nga ku po punojnë për të përcaktuar saktë shkakun e përplasjes së mjeteve. /Start/

                                                                                             2012-01-05 14:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›