E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, publikohet lista me 13 kandidatët për President

Lista përmban emrat e 13 kandidatëve, nga 23 që janë regjistruar fillimisht.

Në listë përfshihet edhe emiri i ish-Kryeministrit Ahmed Shafiq. Ai u përjashtua një herë të premten por më pas u pranua përsëri.

Raundi i parë i zgjedhjeve pritet të mbahet me 23 dhe 24 maj.

Pjesë e listës 13-emërore po ashtu janë kreu i Partisë për Drejtësi dhe Liri të Vëllazërisë Myslimane, Mohammed Mursi; ish-kreu i Ligës Arabe, sekularisti Amr Musa; dhe një islamist i pavarur i cili u iku befas nga Vëllazëria Myslimane, Abdel Moneim Aboul Fotouh.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-26 17:28
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›