E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata shpall fajtor për krime lufte ish-presidentin e Liberisë

Gjykata speciale për Sierra Leonen, që ka përkrahjen e OKB-së, shpalli fajtor ish-presidentin e Liberisë, Charles Taylor, për krime lufte. Taylor është lideri i parë afrikan i cili shpallet fajtor para ndonjë gjykate ndërkombëtare. 64-vjeçari u dënua sipas 11 pikave të aktakuzës, mes të cilave vrasje, dhunime, angazhim i fëmijëve në ushtri e të tjera vepra gjatë luftërave në Liberi dhe Sierra Leone me, ç`rast vdiqën më shumë se 50 mijë persona. Sipas mendimit të gjykatës, Taylor i cili ishte president i Liberisë nga viti 1997 deri më 2003, përkrahte dhe jepte urdhra kryengritësve të Frontit të Bashkuar Revolucionar gjatë luftës 11-vjeçare. Gjykata po ashtu përmendi se Fronti prishi marrëveshjen për armëpushim në vitin 1999, me ç`rast lufta vazhdoi edhe për tre vjet dhe Taylor kështu financoi aksionet ushtarake me përqindjet nga shitja e `diamanteve të përgjakur` që ilegalisht rrëmoheshin në Sierra Leone. Taylor i kishte përjashtuar të gjitha akuzat dhe ekipi i tij sigurisht do të paraqesë ankesë. Për çdo rast dënimin me burgim do ta vuajë në Britaninë e Madhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›