Ish-kreu i “Bundesbank”: Greqia nuk ishte gati për euron

Ernst Welteke, i cili ishte President i “Bundesbank” nga viti 1999 deri në vitin 2004, tha për “BBC”-në se asnjë nga problemet e Eurozonës nuk do të zgjidhej nëse Greqia largohej.
Ai shtoi se duhet të ketë transferim të pasurisë nga pjesët e pasura të Eurozonës për në pjesët e varfra.
Welteke shprehu besimin se masat e ndërmarra ishin ato të duhurat dhe se euroja do të mbijetojë.
“Euroja nuk është në një rrezik të madh, sikundër thuhet shpesh”, tha Welteke për “BBC”-në.
“Mund të themi se Greqia nuk duhej t’i ishte bashkuar vendeve që do të përdornin euron, por kjo nuk e ndihmon. Greqia përbën vetëm 3% të prodhimit ekonomik të eurozonës, kështu që edhe nëse Greqia largohet, unioni do të funksionojë përsëri. Por, unë nuk mendoj se largimi i Greqisë do të zgjidhë ndonjë problem”.
/Start/F. Prroni/
2012-04-27 10:01