Egjipt qindra perleshen me thika e hanxhare

Me qindra persona të armatosur me thika dhe hanxharë u përleshën me protestuesit pro-demokratikë në kryeqytetin egjiptian, Kajro, gjatë drekës.
Lajmi u raportua nga televizioni shtetëror egjiptian përpara disa minutash, ndërsa u saktësua se vendi ku ndodhën përplasjet ishte sheshi Tahrir, i bërë simbol i protestave kundër Mubarak-ut.
Disa pamje filmike treguan se të dyja palët goditën njëri-tjetrin me gurë. Dihet se ka të plagosur, por nuk ka ende ndonjë të dhënë për viktima.