Egjipt, refuzohet ankesa e kandidatëve për President

Në listën e të skualifikuarve përfshihet ish-shefi i inteligjencës së Mubarakut, Omar Suleimanin, kandidati i selefëve, Hazem Salah Abu Ismail dhe lideri i Vëllazërisë Myslimane, Khairat al-Shater.
Lista përfundimtare e kandidatëve që do të lejohen në kandidojnë për President të Egjiptit do të shpallet me 26 prill, më pak se një muaj para zgjedhjeve të 23-24 majit.
Korrespondentja e “Al-Xhazirës” nga Kajroja, Mike Hanna, thotë se “pas shqyrtimit të ankesave të secilit prej këtyre kandidatëve, komisioni deklaroi se nuk kishte asnjë arsye pse të rrëzonte vendimin e mëparshëm”.
Nga 23 persona që kishin aplikuar për t’u bërë kandidatë të zgjedhjeve presidenciale, tanimë pritet të garojnë mes tyre vetëm 13 të tillë.
"Vëllazëria myslimane në fakt kishte një paraplan për këtë. Duke ditur se Al-Shateri mund të mos lejohej të merrte pjesë, Vëllazëria në momentet e fundit vendosi një tjetër kandidat. Mohammed Morsi do të garojë tashmë në vend të Al-Shaterit dhe duket se ai do të jetë një nga kandidatët kryesorë për t’u bërë Presidenti i Egjiptit”, tha Hana.
/Start/F. Prroni/
2012-04-18 10:16