E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB: Të shtohet numri i monitoruesve në Siri

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, thotë se misioni vëzhgues në Siri ndoshta duhet të shtohet.

Ban Ki-Moon theksoi se 250 monitorues, sa ndodhen aktualisht në vend nuk mjaftojnë, duke pasur parasysh se ka hapësira ku ende luftohet, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim, që ka hyrë në fuqi para shtatë ditësh.

Ban Ki Moon ka thënë se OKB-ja ka kërkuar që Bashkimi Evropian të ndihmoj me helikopterë dhe aeroplanë për këtë operacion.

Nuk është e qartë se a do të lejoj regjimi i presidentit Bashar al-Aasad, më tepër monitorues të OKB-së dhe më tepër aeroplanë të jashtëm brenda në Siri.

Nga ana tjetër, agjencia DPA, duke u mbështetur në aktivistë, raporton se 77 civilë janë vrarë nga predhat e hedhura nga forcat qeveritare ditën e djeshme, që ishte dita më vdekjeprurëse që kur ka filluar armëpushimi i ndërmjetësuar nga OPKB-ja në Siri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›