Kosovës, Parlamenti, seancë për situatën në Mitrovicë
Parlamenti i Kosovës, pritet të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar situatën në veriun e Mitrovicës pas incidenteve të fundit.
Kështu është vendosur në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka konfirmuar se me kërkesë të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, do të diskutohet për zhvillimet në veri.
Javën e kaluar Lëvizja Vetëvendosje kërkoi mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, por nuk kishte arritur t`i mblidhte më shumë se 20 nënshkrime të deputetëve.
Ndonëse, mekanizmat vendas e ndërkombëtarë të sigurisë thonë se gjendja aktualisht është me e qetë, tensionet mbeten të larta edhe për shkak të paralajmërimit të përfaqësuesve serbë në veri se do të mbajnë zgjedhjet lokale të Serbisë në atë zonë, me gjithë kundërshtimin e Prishtinës por edhe vendimin e Beogradit zyrtar për të hequr dorë prej tyre.