E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt rikthehet pas 50 vjetesh prezantuesja e mbuluar

Një prezantuese, e cila ka qenë e mbuluar me shami ka dalë për herë të parë në një televizion egjiptian që nga viti 1960, vit kur kanë filluar dhe transmetimet. Lajmi i cili është publikuar nga BBC, sqaron se në regjimin e Hosni Mubarak, ekzistonte një urdhër ndalimi për gratë të cilat punonin në televizion dhe që nuk lejohej të mbanin shami. Por qeveria e re në vend, e cila udhëhiqet nga partia e Vëllazërisë Muslimane ka futur një kod të ri rregullator, i cili thekson se në vend janë 70 për qind e grave të cilat mbajnë shami. Prezantuesja Fatma Nabil ka komentuar se më në fund Revolucioni ka mbërritur dhe në televizionin shtetëror.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›