Mbi 30 të vrarë gjatë luftimeve në Turqi

Rreth 30 persona e humbën jetën në përleshjen ndërmjet forcave turke të sigurisë dhe kryengritësve kurdë në pjesët juglindore të Turqisë.
Në përleshjen jetën e humbën nëntë pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe rreth 20 anëtarë të Partisë Punëtore Kurde (PKK).
Muajve të kaluar janë gjithnjë e më të shpeshta përleshjet ndërmjet armatës turke dhe pjesëtarëve të PKK-së. Autoritetet dhe analistët turq si shkak për këtë e theksojnë kaosin në Siri.