E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fati i Ishujve Falkland do të zgjidhet me referendum

Sovraniteti i Ishujve Falkland në Atlantik do të zgjidhet me një referendum.

Në ishujt që prej vitesh kanë qenë qendër e debatit mes Argjentinës dhe Britanisë së Madhe, banorët do t’u drejtohen kutive të votimit vitin e ardhshëm, në muajin mars.

Popullsia në ishujt Falkland është rreth 4 mijë banorë. Këta do të vendosin nëse duhet të qëndrojnë me Britaninë e Madhe, apo me Argjentinën.

Referendumi është mbështetur edhe nga Londra. Presidentja argjentinase është përpjekur disa herë ta diskutojë në OKB çështjen e territorit të ishujve, por Britania e ka kundërshtuar. Konflikti u ndez në vitin 1980 dhe u fitua nga Britania.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›