Turqi dyshime per shtrimin ne spital te Gul
Në Turqi vend që mirëpriti perandorinë bizantine, e më pas atë otomane me misteret e pushtetit që fillonin nga haremi dhe më në fund një republikë që ka pësuar katër grushte shteti në më pak se 40 vjet, komplotet janë diçka e njohur. Për këtë arsye kur presidenti i vendit Abdullah Gul, të premten e kaluar, u shtrua në spital për një semundje nga e cila vuan periodikisht, u fol menjëherë për hipotezën e helmimit. Lajmi është publikuar nga një gazetë vendase e cila njihet për orientimin e saj ultranacionalist, sipas së cilës presidenti është helmuar që ti ndalohet kandidimi për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014. Presidenca ka marrë menjëherë masat duke përgënjeshtruar çdo lajm për helmin dhe duke publikuar fotografi të presidentit në shtratin e tij në spital. Ndërsa vetë presidenti Gul me anë të faqes së tij në Tuiter ka qetësuar mbështetësit e tij për gjendjen shëndetësore.