E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, të paktën 8 të vdekur e mbi 300 të plagosur nga përleshjet

Përleshjet mes policisë egjiptiane dhe protestuesve kanë shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e 300 të tjerëve në Egjipt.

Ushtarët egjiptianë goditën protestuesit me gurë nga çatia e një godine pranë parlamentit në Kajro dhe përdorën pompat me ujë për shpërndarjen e turmave. Protestuesit që kërkojnë t`i jepet fund regjimit ushtarak ngritën barrikada për t`u vetëmbrojtur.

Kryeministri egjiptian Kamal el-Ganzouri tha në një fjalim në televizion se forcat e sigurisë po përpiqen të mbrojnë godinat.

Shumë egjiptianë duan që t`i jepet fund dhunës.

Dhuna vjen ndërsa egjiptianët presin rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën këtë javë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›