E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, urdhërohet arrestimi i kreut të Vëllazërisë Myslimane

KAJRO- Prokuroria e Egjiptit urdhëroi sot arrestimin e liderit të Vëllazërisë Myslimane Muhammed Badie. Zoti Badie akuzohet për nxitje të akteve të dhunës në Kajro gjatë ditës së premte ku u vranë të paktën 51 persona. Shumë figura të kësaj lëvizje ndodhen në burg, ndërsa urdhër arrestet janë lëshuar edhe për qindra të tjerë.

Një akt i tillë ndodh teksa kryeministri i përkohshëm i këtij vendi po përpiqet të formojë qeverinë e re të dalë pas rrëzimit nga pushteti të presidentit Mohamed Morsi.

Presidenti i përkohshëm Adli Mansour, kandidoi dje ekonomistin liberal dhe ish-ministrin e financave, Hazem el-Beblaëi, për kryeministër, ndërsa ish-diplomatin në OKB, Muhammad ElBaradei, për postin e zëvendëspresidentit për çështjet e Politikës së Jashtme. 
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›