Qarku Lezhë, Administrata e KQZ: Pretendimet e PD për tabelat qendrojnë
TIRANE- Qarku i Lezhës po mban peng rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, për shkak se KQZ nuk i ka miratuar ende tabelat përfundimtare. Partia Demokratike është i vetmi subjekt zgjedhor që iu përgjigj apelit të kryetares së KQZ-së, Lefterije Lleshi për depozitimin pranë këtij institucioni të kopjeve kimike të tabelave origjinale të rezultateve të 10 qendrave të votimit të KZAZ-së nr. 13, në qarkun e Lezhës.
Përfaqësuesi ligjor i LSI dhe PS, Muho dhe Gjoncaj thanë se veprimi i Lleshit është në shkelje me ligjin.
“Jeni në shkelje të ligjit, nëse përdorni këtë mënyrë”, u shpreh përfaqësuesi ligjor i LSI , Ilirian Muho.
“Zonja kryetare mos bëjmë teatër, ne do i sjellim kopjet por na lini të flasim për cështje jashtë rendit të ditë”, përfaqësuesi ligjor i PS Genci Gjoncaj.
Lleshi hodhi pretendimet e të dy përfaqësuesve ligjor duke i kërkuar administratës të vijonte me verifikimet e kopjeve të tabelave të subjektit Partia Demokratike.
Pas verifikimit administrata konfirmoi se pretendimet e PD-së, qëndrojnë pasi kopjet kimike të këtij subjekti përputhen me rezultatet e tabelave përfundimtare të KQZ. “Në fillim tabelat e ardhura nga përfaqësuesi i PD, është një nga kopjet e fletës kimike te rezultatit të qendrave të votimit, nga KZAZ numër 13. nga verifikimi që i ka bërë administrata, konstaton se të dhënat e pasqyruara në tabelat e rezultateve të ardhurave nga përfaqësuesi i PD dhe në tabelat në sistem të dhënat e rezultateve janë të njëjta”, u shpreh administrata.
Përfaqësuesi i PS: Sa tabela kanë ardhur?
Administrata: 4 me fletë kimike dhe 5 jo me origjinale. Dua një koje të 9 tabelave.
Duke iu referuar relacionit që u diskutua dje në mbledhjen e KQZ-së, përfaqësuesi ligjor i PD, Niazi Kosovrasti pretendoi se në 10 qendra votimi konstatohet se janë ndryshuar shifrat për disa subjekte politike, në favor të disa të tjerave. Ai kërkoi që KQZ të marrë një vendim për hapjen e 10 kutive të votimit të ZAZ-së Nr.13, qarku Lezhë.
Sipas rezultateve paraprake, në qarkun Lezhë koalicioni i majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane", mori katër mandate, ndërsa koalicioni i djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim" fitoi tre mandate.
LAJMI VIJON.... Lidhje te tjera Rezultati në Lezhë, Kosovrasti: Kam marrë mesazhe kërcënuese për familjen