Egjipt, zgjedhjet parlamentare brenda dy muajve
Mbështetësit e presidentit Mohamed Morsi i kanë kërkuar të gjithë egjiptianëve të punojnë së bashku pas miratimit të një kushtetute të re të diskutueshme.
Lideri i Vëllazërisë Myslimane Mohamed Badie tha se egjiptianët duhet “të fillojë ndërtimin e një rilindjeje për vendin. Më shumë se 60% e votuesve e mbështetën kushtetutën në një referendum, edhe pse vetëm një e treta e elektoratit ka votuar.
Kritikët thonë se dokumenti favorizon islamistët dhe tradhton revolucionin që rrëzoi ish Presidentin Hosni Mubarak në shkurt 2011, pas gati 30 vjet të sundimit autoritar.
Por u bë i ditur rezultati i referendumit dhjetëra protestues anti-kushtetutës zbarkuan në sheshin kryesor të kryeqytetit Kajro. Zgjedhjet parlamentare tani duhet të bëhen brenda dy muajve.
Ndarjet politike që rrethojnë referendumin kanë çuar në pasiguri ekonomike.
Të hënën, Banka Qendrore Egjiptit publikoi një deklaratë duke thënë se bankat kishin “likuiditet të qëndrueshme” për të mbrojtur të gjitha depozitat. Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit iu bëri thirrje të gjitha palëve në Egjipt që të angazhohen “për të ndërtuar një proces gjithëpërfshirës për të negociuar dallimet e tyre”.
...