E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli, festë dhe dhurata për fëmijët e gazetarëve

26-12-2012 / Gazeta 55

Fëmijët kanë kënduar dhe kërcyer në sallën e parlamentit


Si rrallëherë salla e Parlamentit ka gumëzhirë kaq shumë. Në karriget e deputetëve janë ulur fëmijët e gazetarëve, të cilët ishin të ftuarit e nderit të kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli, në këto ditë festive të krishtlindjeve dhe fundvitit.


Fëmijët kanë kënduar dhe kërcyer duke krijuar një atmosferë të këndshme, duke e kthyer këtë ditë në një ngjarje mjaft të këndshme në sallën, ku të zgjedhurit nga populli vendosin për fatet e tyre.


Por edhe fëmijët votuan. Dhe të gjithë PRO për të qenë sit ë gjithë fëmijët e tjerë të Europës. Nuk mund të mungonin në këtë ditë festive edhe dhuratat për ta. Ishte vetë kryetarja e Parlamentit që u dorëzoi dhuratat e krishtlindjeve të gjithë fëmijëve që kishin pushtuar sallën e Kuvendit.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›