Egjipt, 32 të vdekur gjatë manifestimeve në Kajro
KAJRO- Të paktën 32 manifestues mbetën të vdekur sot, pas një operacioni policor, që filloi për të shpërndarë dy manifestime të përkrahësve të presidentit islamik të larguar, Mohamed Morsi, në Kajro, bënë të ditur burime mediatike vendase.
"Dy anëtarë të forcave të sigurisë kanë mbetur të vdekur gjithashtu", theksoi Ministria e Brendshme egjiptiane në një komunikatë.
Burimet mediatike njoftuan për 32 të vdekur në sheshin "Rabaa al-Adawiya", ku protestuesit janë vendosur që prej një muaji për të kërkuar kthimin e Morsit, të rrëzuar dhe të arrestuar nga ushtria më 3 korrik.
Forcat kanë përdorur buldozerë e gaz lotsjellës kundër protestuesve në dy kampe në Kajro.
(d.b/BalkanWeb)