Zjarr në kabinën elektrike, 4 familje u rrezikuan, banorët apel CEZ-it
KORCE-Të paktën katër familje në fshatin Barç të Korçës janë rrezikuar seriozisht si pasojë e një zjarri të rënë në një kabinë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës kur një qark i shkurtër në pajisjet e kabinës elektrike, e cila ndodhet shumë afër banesave ka këputur telat përcjellës, të cilat kanë rënë në oborret e shtëpive duke alarmuar banorët. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të policisë dhezjarrfiksja të cilët fillimisht kanë evakuar banorët dhe më pas kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit.
Vetë banorët të indinjuar nga ngjarja kanë kërkuar ndërhyrhen e menjëhershme të CEZ pasi sipas tyre kabina është lënë pa mbrojtje dhe pa izolim, në një kohë që kabllot elektrikë varen në mure
Pas sinjalizimit, edhe punonjës të CEZ -Shpërndarje në Korçë kanë mbërritur menjëherë duke shkëputur fillimisht energjinë, deri në riparimin e defektit.
(d.b/BalkanWeb)