Pranga 5 të rinjve. Plani i vjedhjes, vajza 21-vjeçare do t’i bënte shantazh zvicerianit
TIRANE-Arrestohet grupi i të rinjve që tentuan të vjedhin zviceranin. Ngjarja është regjistruar dy ditë më parë në kryeqytet, teksa forcat e policisë kanë vënë në pranga pesë të rinj që mashtruan një shtetas zviceran për t’i marrë atij paratë. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në pranga janë vënë pesë të rinj, mes të cilëve edhe një vajzë. Më konkretisht Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë ka arrestuar 21-vjeçaren, Lorena Ismailaj, Florenc Marashin, Kristofor Palushaj, Igzidor Palushaj, të tre 19 vjeç dhe 16-vjeçarin me iniciale N.M.
Skema
Uniformat blu të kryeqytetit bëjnë me dije se mbrëmjen e së hënës në rrugën “Faik Konica” në Tiranë, një shtetas zviceran ka rënë pre e një grupi të rinjsh, të cilët kanë tentuar që ta grabisin me dhunë. Policia sqaron se bëhet fjalë për 47-vjeçarin Andrea Grasselli, i cili prej disa kohësh ishte në një marrëdhënie me vajzën që u arrestua nga policia. Mësohet se 21-vjeçarja Lorena Ismailaj ishte e dashura e 47-vjeçarit zviceran dhe kjo ka qenë mënyra se si ajo e ka njohur atë me pjesëtarët e tjerë të grupit. Sipas policisë, dy ditë më parë katër djemtë e grupit i kanë zënë pritë zviceranit poshtë pallatit dhe nën kërcënimin e armës kanë dashur që t’i marrin pasurinë. Ndërkohë vajza ka pasur një tjetër rol në këtë histori. Ishte menduar që pasi katër djemtë të grabisnin pajisjet e banesës së zviceranit, ajo do t’i bënte shantazh atij për t’i treguar vendin se ku i kishin fshehur.
Sipas policisë, Lorena Ismailaj në shkëmbim të sendeve që do të vidheshin, 47-vjeçari duhej të paguante grupin e të rinjve. Por plani i tyre ka mbetur vetëm në tentativë, pasi të rinjtë janë zbuluar nga forcat e policisë dhe janë vënë në pranga. Ndërkohë policia sqaron se 21-vjeçarja i ka marrë edhe më parë shuma parash të dashurit të saj zviceran. Sipas burimeve policore, 21-vjeçarja në fillim i ka marrë zviceranit shumën prej dy mijë eurosh dhe më pas edhe tre mijë euro të tjera, të cilat edhe pse ia ka marrë me të drejtë kthimi, nuk ia ka kthyer më. Ndërkohë, grupi i të rinjve është vënë në pranga dhe ndaj tyre do të vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)