E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-të bllokojnë 200 mln $ ndihma për palestinezët

Ndihma e destinuar për projekte lidhur me ushqimin, kujdesin shëndetësor dhe ndërtimet duhej t’i ishte dërguar autoritetit palestinez gjatë vitit fiskal amerikan, vit i cili përfundoi sot.

Sipas “The Indipendent” “bllokimi i papublikuar” është kundërpërgjigjja amerikane ndaj kërkesës për njohje që Abas dorëzoi në OKB. Ndihma ishte bllokuar që me 18 gusht të këtij viti dhe do të ndizej drita jeshile vetëm nëse palestinezët nuk paraqitnin kërkesën për njohje dhe anëtarësim në OKB.

Administrata Obama është e paaftë të kryejë financime të mëtejshme për Autoritetin Palestinez nëse nuk bind Kongresin në heq bllokimin e fondeve.

“The Indipendent” thekson se ky vendim është dënuar ashpër nga Autoriteti Palestinez të premten. Zëdhënësi i Autoritetit Palestinez, Ghassan Khatib, theksoi se kjo nuk është konstruktive dhe se veprime të tilla janë të pajustifikueshme./Start/F. Prroni/
 

                                                                                             2011-10-01 17:48
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›