Nju Jork, arrestohen 700 manifestues për bllokimin e urës

Lajmi bëhet i ditur nga policia amerikane e cila saktëson se manifestuesit kishin ndërmarrë këtë veprim në formë proteste kundër efekteve që po përcjell kriza ekonomike.
''Demonstruesit bllokuan përreth dy orë trafikun në urën e Bruklinit'', deklaroi një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut duke shtuar se”u arrestuan rreth 700 persona. Disa prej tyre u liruan më vonë, ndërkohë që të tjerët do të kalojnë së paku 24 orë në qeli''.
Rreth 2 mijë persona janë mbledhur dje në Manhatanin e Poshtëm, në Nju Jork, për të protestuar kundër pabarazive sociale dhe pasojave të krizës ekonomike. Manifestuesit me pas u zhvendosën drejt Urës së famshme të Bruklinit, ku bllokuan trafikun për më shumë se dy orë. Kjo ka detyruar policinë që të ndërhyjë për të zhbllokuar trafikun.
“Ne fajësojmë bankat. Ato janë pjesë e gjithë kësaj, por pjesë është edhe “Freddie Mac” dhe “Fanny Mae”, Kongresi, ti dhe unë”, thonë protestuesit.
Grupi i organizuar thekson se po mbron 99% të amerikanëve nga 1 qindëshi që është i pasur dhe ka bërë thirrje për 20 mijë persona në rrugë./Start/F. P/
2011-10-02 09:28