Egjipti hap portën kufitare me Gazën
Gaza - Egjipti hapi portën kufitare të Refahut për nxënësit dhe nënshtetasit e tjerë të vendeve arabe që nuk dilnin dot nga Gaza. Autoritetet thanë se Egjipti ka filluar të lejojë kalimin e nxënësve, të sëmurëve dhe nënshtetasve të tjerë të vendeve arabe që kishin mbetur të bllokuar në Gaza.
Në kufi kaluan 1mijë persona nga ku 500 ishin nxënës, kurse nesër do të kalojnë 800 të sëmurë.
Egjipti kishte mbyllur plotësisht portën e Rafahut, pasi Hamasi kishte marrjes nën kontroll, Rripin e Gazës në Qershor të vitit 2007. Kjo portë hapet herë pas here me periudha të kufizuara.
Ndërkaq, kufiri ndërmjet Marokut dhe Algjerisë që ka 15 vjet që është i mbyllur u hap provizorisht për të kaluar autokolona e ndihmave që do të shkojnë në Rripin e Gazës. Kufiri midis 2 vendeve u mbyll në vitin 1994 pas fajësimit të Marokut ndaj Algjerisë rreth sulmit të hotelit në Marakesh. Bëhet e ditur se 99 automjete me ndihma që u nisën nga Anglia kaluan Marokun dhe Algjerinë. Theksohet se autokolona transporton, ilaçe, ushqime veshje dhe lodra.
Pritet që autokolona, të mbërrijë në fillim të muajit mars në Gaza pasi të kalojë Egjiptin.