E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacion i përbashkët kundër Al Kaidës

Bagdat - Në Irak ushtarët amerikan dhe irakian filluan një operacion të përbashkët kundër Al Kaidës. Autoritetet ushtarake të të dyja vendeve deklaruan se 2 ditë më parë kanë filluar një operacion në Veri të Irakut kundër anëtarëve dhe kryengritësve të Al Kaidës. Bëhet e ditur se gjatë operacionit, një pjesë e madhe e të cilit u zhvillua në Musull, janë kapur 84 vetë.

Ndërsa në deklaratën e ushtrisë amerikane thuhet se qëllimi i operacionit të përbashkët është t'i jepet përsëri mundësi qeverisë që të ofrojë shërbimet kryesore në Musull. Autoritetet amerikane në Irak e shohin Musullin se fushën e fundit të luftës kundër kryengritësve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›